75 Mall Live Search
10:32 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Policia arreston dy kosovarë dhe një shtetase të Shqipërisë, u futen ilegalisht në “zonën e kuqe”

Policia e Kosovës ka arrestuar dje disa persona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Raportohet se tre të dyshuarit (dy meshkuj kosovarë dhe një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë) janë hasur duke lëvizur me automjet dhe të njëjtit nuk e kishin respektuar  vendimin për parandalim të përhapjes së pandemisë duke lëvizur në zonën e shpallur karantinë.

Gjatë kontrollit te vozitësi është gjetur dhe sekuestruar  një sasi prej 0.5 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë, transmeton Indeksonline

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.