Policia arreston dy persona, dyshohet se kryen dy vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me kryerjen e dy veprave penale.
Personat e arrestuar dyshohet se kryen veprat penale: “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshëm”
‘’Drejtoria rajonale e policisё nё Pejё, stacioni policor Pejё, më 14.12.2024, rreth orёs 13:10, ka pranuar informacion se tё dyshuarit e kёtij rasti kishin postuar videoincizim nё rrjetet sociale, duke shtёnё me armё nё ajёr nё fshatin Bogё- Rugovё. Njёsiti i hetime pranё stacionit policor nё Pejё, ka ndёrmarrё veprimet hetimore dhe ka arritur tё identifikojë dhe arrestoj, dy (2) persona tё dyshuar, tё cilёt kanё deklaruar se kanё shtёnё me armё’’, ka shkruar policia.
Nga tё dyshuarit janё sekuestruar:
• Njё (1) Armё pistoletё ZORAKI cal:9mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Njёzet e nёntё (29) fishekё cal:9mm
• Njё (1) Armё pistoletё BLOË cal:9mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё
• Njё (1) fishekё cal:9mm

Tё dyshuarit pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt./Indeksonline/