75 Mall Live Search
13:43 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia arreston dy persona në Klinë, kishin vjedhur bojlera, shporet e gjëra tjera

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve e Stacionit policor në Klinë, me datë 19.03.2019, rreth ores 17:30 permes punës operativo-hetimore, ka pranuar informatë se në fshatin Grapc të komunës së Klinës, kishte persona të dyshuar duke kryer vjedhje në shtëpitë e komunitetit serbë.

Njësia e hetimeve dhe njësitë tjera policore, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me te arritur në fshatin Grapc, kanë kapur në flagrancë dy të dyshuar, njëri nga ata i mitur.

Gjatë intervistimit, i dyshuar F.A. (1974) ka pranuar se kishte thyer dy shtëpi në atë fshat dhe në njërën shtëpi kishte marrë katër (4) karrika druri dhe një(1) bojler.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, me urdhër verbal të gjyqtarit kompetent, është kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe provat tjera materiale si :

  • 2 bojlera 80 l
  • 1 mikrovalë ‘Royal’
  • 1 shporet i rrymës ‘Sloboda’
  • 8 qese me detergjent me nga 3 kg
  • 8 korrika druri
  • 3 enë për ushqim,
  • 2 bidona plini
  • 1 grirëse e mishit
  • 8 litra shampon për enë
  • 4 shishe qelqi me alkool, te cilat dyshohet te jenë vjedhur pikërisht në këto dy shtëpi .  

Pas intervistimit, i dyshuari F. A. është ndaluar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar. Po ashtu janë iniciuar dy raste ‘vjedhjes së rënda’ .