Policia arreston dy persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, sekuestrohen tri armë

Në kuadër të veprimeve operative, sot hetuesit e stacionit policor veriu në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar:
-një pushkë automatike AK47 dhe
-dy revole me gas.



Rasti në fjalë, sipas policisë, ka ndodhur me datën 09.07.2022, në afërsi të xhamisë në fshatin Marevc të Prishtinës.
“Personat e dyshuar:
1. B.Z mashkul 21vjeç dhe
2. A.L mashkull 19 vjeç,
janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” thuhet në njoftimin e policisë.