Policia arreston dy persona të dënuar, njëri me 4 e tjetri me 3 vjet burgim

Nga zyrtarët policor në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq, janë arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës, transmeton IndeksOnline.
Personat dyshuar: F.S., mashkull, 24-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Obiliq, është i dënuar me burgim, (4 vite e dy muaj) për veprat vjedhje dhe vjedhje e rëndë dhe V.K., mashkull, 42-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Prishtinë, është i dënuar me burgim, (3 vjet) për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje dënimi./IndeksOnline/