75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 20 Maj 2025 / Z S

Policia arreston dy persona të dyshuar për kontrabandim emigrantësh

Mbrëmjen e djeshme njësitet policore kanë urdhëruar një veturë për ndalim, por ajo ka tentuar t’i shmangej patrullës.

Mirëpo megjithëkëtë nga njësia policore është arritur të ndalohet vetura të cilët e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa pasagjerë ishin një mashkull kosovar dhe dy shtetas të huaj.

Lidhur me këtë të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë.

Me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre celularë.

Ndërsa, shtetasve të huaj pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për migrim janë liruar./Indeksonline/