75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 10 Janar 2025 / Z S

Policia arreston dy persona, tentuan të grabisin arkën e një marketi

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarit L.G. dhe M.D.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’.

E gjithë ngjarja ndodhi me 8 janar kur në rrugën ‘’Metush Krasniqi’’, në Gjilan, të dyshuarit kanë hyrë në marketin ‘’BUM’’, fillimisht njëri ka kërkuar pije alkoolike, ndërsa tjetri ka shkuar tek arka e marketit, ku me përdorimin e forcës, duke përdor një thikë ka tentuar që të hapë arkën, mirëpo nuk ka arritur që ta hapte pasi ankuesja H.D. ka bërtitur dhe nga depo kishte dalë menaxheri, ku pastaj të njëjtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime dyshohen të kenë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan./Indeksonline/