75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia arreston dy serb, kontrabandonin ilegalisht pije e produkte ushqimore

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar serb pasi që gjatë kontrollit në automjetin transportues që drejtohej nga njëri prej të dyshuarve, është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse.

Dyshohet se personat në fjalë i kishin futur ato përmes rrugëve ilegale, transmeton Indeksonline.

Automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt./Indeksonline/