Policia arreston dy të dyshuar për plagosjen dhe sulmin ndaj policëve në Fushë Kosovë

Hetuesit policor kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin e ndodhur orës rreth orës 14:00 te rrethi në Fushë Kosovë.
IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për një person të plagosur dhe dy policë të lënduar gjatë një përleshje masive.
Në vendin e krimit ndodhen të gjitha njësitet policore, IPK dhe mjekët.
Skena e krimit është rrethuar me shirita të sigurisë ndërsa hetimet janë ende në fazën fillestare./IndeksOnline/