Policia arreston dy të dyshuar për posedim dhe përdorim armësh, në Gjakovë
Dy raste të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, janë raportuar të martën, në Gjakovë.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më 07.01.2026 rreth orës 12:00, kur është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar një armë zjarri AK-47 dhe gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur po të njëjtën ditë, më 07.01.2026 rreth orës 19:00, kur policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, pistoletë, me një karikator pa fishekë. Edhe në këtë rast, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për të dyja rastet janë duke vazhduar.

