75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 06 Janar 2026 / Z S

Policia arreston gjakovarin, i gjen kokainë dhe armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë.

Kjo pasi qw gjatë një operacioni policor, pas bastisjes së shtëpisë së tij janë konfiskuar 456 gramë kokainë.

Bëhet e ditur se të njëjtit i janë konfiskuar edhe një revole, 50 fishekë, një veturë, para të gatshme dhe pajisje të tjera që ndërlidhen me narkotikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/