Policia arreston gjashtë persona në Kaçanik gjatë një proteste
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike në fshatin Nikë të Kaçanikut.
Të dyshuarit meshkuj gjatë një proteste të disa banorëve të fshatit lidhur me një ankesë për rrugë nuk i kanë zbatuar urdhërat e zyrtarëve policorë, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, rasti në procedurë të rregullt./Indeksonline/