75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Policia arreston hajnat që dyshohet se prokuroria i kishte liruar një muaj më parë

Në muajin e kaluar, Indeksonline patë raportuar që auto-salloni “Xhaviti” në fshatin Sibofc të Podujevës ishte sulmuar nga hajnat.

Pronarët e auto-sallonit kishin kapur njërin nga hajnat dhe e kishin dorëzuar në polici, shkruan Indeksonline.

Përkundër që pronarët e kishin kapur, i dyshuari me urdhër të prokurorisë ishte liruar.

Hajnat kishin vjedhur dy çanta, njëra me dokumente dhe tjetra me mbi tre mijë euro. Po ashtu ishin thyer vetura dhe ishin vjedhur 17 çelësa të veturave.

Ndërsa sot, policia lëshoi një komunikatë se ka arrestuar dy persona me inicialet, D.K (1991) dhe D.H(1995).

Sipas pronarit të auto-sallonit “Xhaviti”, Muzli Rrahmani të dy të arrestuarit kishin sulmuar biznesin e tij një muaj më parë.

“Qita të njëjtit më kanë vjedh edhe mua. “, tha ai fillimisht.

Tutje, ai tregoi se cili ishte arsyetimi i policisë pas lirimit.

“Asgjë, vetëm në procedur të rregulltë.”, tha Rrahmani.

Pronari i biznesit tregoi se cilat janë dëmet që hajnat ia kanë shkaktuar.

“17 kerre më kan mbetur të bllokuara. 3200 euro pare, me dokumente të veturave krejt.”, tha ai.

Tutje, Rrahmani tregoi që asgjë nuk është kompenzuar.

Ai zbuloi identitetin e hajnave që e kishin sulmuar auto-sallonin e tij.

“Driton Krasniqi dhe Drenim Hajdini. Qita dy edhe mua më kanë vjedhur.”, tha ai.

Ai tregoi se nuk ka arritur të takohet me dy hajnat pasi janë liruar.

“Jo, nuk po më dalin me u taku. Unë ia kam lënë në dorë policisë, kishe merren këta me kit punë, por asgjë.”, u shprehë pronari.

Ai tregoi se pasi tashmë dy hajnat janë arrestuar do të tentoi që nesër të marrë avokat dhe ta rikthej rastin në prokurori.

Pronari tregoi që 3300 euro po i bëhen çelësat për t’i zhbllokuar veturat.

Në fund ai tregoi se ai është nisur për në Fushë Kosovë, ku janë nxënë hajnat për të shikuar se çka mund të bëjë./Indeksonline/