75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / OSH

Policia arreston hajnin e shumëkërkuar në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar A.M 27 vjeçar, i cili ka qenë i përfshirë së paku në 8 vepra penale, kryesisht vjedhje në Fushë Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për tu proceduar më tej.

“Policia e rajonit të Prishtinës  që nga fillimi i këtij muaji,  i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve dhe asgjësimit të pasurisë të ndodhura në zona të ndryshme.

Puna policore e organizuar me veprime specifike operative dhe hetimore me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe asgjësimit të pasurisë, ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.

A. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

pasi është identifikuar dhe lokalizuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në së paku 8 vepra  të ndryshme kryesisht  vjedhje dhe asgjësim pasurie të ndodhura në zonën e Fushë Kosovës përgjatë këtij muaji”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/