Policia arreston katër person në Emshir
Policia e Kosovës ka filluar një aksion të madh në Prishtinë, e në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar katër persona në Lagjen Emshir.
Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, më saktësisht në një lokal.
Gjatë arrestimit të katër të dyshuarave janë konfiskuar një pistoletë, dy fishek dhe një sasi e substancës narkotike.
Ky operacion është kryer në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe gjyqtarin e procedurës paraprake.
Ndryshe, gjatë Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kërkim të personave të dyshuar për vjedhje e grabitje. Operacioni është zhvilluar në 7 lokacione të ndryshme përderisa njëri nga të kërkuarit ka qenë i kërkuar për 13 raste të ndryshme, përfshirë edhe vjedhje.
Po ashtu, një operacion është realizuar edhe në Lagjen Kalabria ku janë bastisur disa lokale./Indeksonline/