10:00 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen 4 persona për rrëmbim, keqpërdorim seksual të miturish, drogë dhe armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 24- orëve, të kaluara, pas një pune operativo-hetimore ka arritur të arrestonte 4 persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhërarrest nga gjykatat kompetente.

Në një komunikatë shtypi bëhet e ditur se  personat e arrestuar janë:  E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje dënimi në Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burgim, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

 H.S. i lindur me 1991 m/k/rom, i dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjeëe”, i arrestuar në piken kufitare Kullë.

 P.R. i lindur me 1974 m/k/rom, i dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në pikën kufitare Kullë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9-mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsej 1.226 persona për vepra të ndryshme penale./Indeksonline/