75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 13 Maj 2025 / Z S

Policia arreston në Ferizaj të dyshuaren që kërkohej për vjedhje të rëndë

Të hënën rreth orës 17:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një grua 25-vjeçe, e cila po kërkohej nga gjykata.

Sipas policisë, e dyshuara është dënuar me mbi 1 vit burgim për vjedhje të rëndë.

“E arrestuara A.Q. (25 vjeçe), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale: “Vjedhje e rëndë”, për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 20 ditë burgim”, ka thënë policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, ajo është dërguar në vuajtje të dënimit./Indeksonline/