18:59 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia arreston në flagrancë hajnin duke ia vjedhur një qytetare telefonin

Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar,  viktimës femër i është vjedhë telefoni, njofton Indeksonline.

Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.