17:28 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / LB

Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, Qazim Mustafa për korrupsion

Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korrupsionit e Policisë së Kosovës sot ka arrestuar dy persona që dyshohet se janë të përfshirë në dhënie dhe marrje të ryshfetit.

Burime të Veriu.info nga Prokuroria e Mitrovicës bëjnë të ditur së njëri prej të arrestuarve është zyrtari i ATK-së në Mitrovicës, Qazim Mustafa.

Veriu.info mëson se personi i dytë i arrestuar është Safet Smajoviq – boshnjak nga Novi Pazari.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në terminalin doganor në Mitrovicë.

Ky nuk është rastin i vetëm kur zyrtarët e ATK-së dyshohet të jenë përfshirë në vepra penale të korrupsionit.