75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia arreston një 23-vjeçar në Prizren, konfiskon armë e drogë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, DHTN në Prizren,  me 18 janar 2019, ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

            Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

  • V. K.                            lindur me 1995                       m/sh/k

Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

  • 1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë
  • 4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë
  • 1 (një) pistoletë me 6 fishekë
  • 6 (fishekë) të armës së gjuetisë
  • 5 (pesë) fishekë të pistoletës
  • 1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro
  • 1 (një) telefon
  • 2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta
  • 1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt./Indeksonline/