75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia arreston një person për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999

Sot më 11.04.2019, nga Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për hetimin e krimeve të luftës është arrestuar një person i dyshuar mashkull/egjiptian, për  Krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Pas lëshimit  të Aktvendimit mbi ndalimin e personit të arrestuar i njëjti është dërguar në Qendrën e ndalimit, transmeton Indeksonline.

Aktvendimi mbi ndalimin e personit të arrestuar është lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprat penale: “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.