75 Mall Live Search
10:18 / E Martë, 21 Janar 2025 / Z S

Policia arreston një person, dyshohet për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person. Ai dyshohet se kreu veprën penale ”Vjedhje e rëndë”.

”Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore policia në Vushtrri ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë”’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarit F. A., 22-vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar mbi dyshime te arsyeshme dhe provave të sigurua se gjatë natës së datës 20 janar 2025, në sheshin ‘’Hasan Prishtina” në Vushtrri, ka kryer veprën penale vjedhje e rendë ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal.

Ndërsa pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë./Indeksonline/