Policia arreston një person në Gjilan
Një person është arrestuar në shkollën “Thimi Mitko” në Gjilan, këtë e ka konfirmuar edhe policia.
Zëdhënsi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për indeksOnline se personi i arrestuar nuk kishte të bënte me zgjedhjet që janë duke u mbajtur në vend.
Policia e Kosovës është duke qëndruar në gadishmëri që këto zgjedhje të shkojnë sipas rregullave./Indeksonline/.