Policia arreston një person për dhunë në familje, gjatë bastisjes sekuestrohet një AK-47 me 18 fishekë

Dyshohet se dje në Pejë është sulmuar një grua fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Lidhur me këtë rast njësitet policore kanë bastisur shtëpinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me 18 fishekë.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/