75 Mall Live Search
21:55 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Policia arreston një person që ishte në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të tij

Sot rreth orës 18:30, pas një bashkërendimi profesional të punëve policore, hetuesit e antidrogës në Gjilan, ndihmuar nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme dhe antidroga e Ferizajt është bërë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar me iniciale B.A.

Personi në fjalë, i cili kishte edhe fletë arrest, ndodhej në automjet edhe me dy persona tjerë në parkingun e një moteli në Gjilan.

Pas paralajmërimit/prezantimit nga Policia, vozitësi ka tentuar t’i jap vrull automjetit dhe i ka mbyllur dyert duke rrezikuar zyrtarët policorë.

I dyshuari ka tentuar edhe zhdukjen e disa provave materiale, përfshirë hedhjen e një sasie të kokainës nga dritarja e automjetit.

Pas veprimeve aktive policore është arrit të futet nën kontroll i dyshuari në kërkim dhe gjatë kontrollit në automjet janë sekuestruar edhe provat/dëshmitë materiale si në vijim:

Një peshore elektronike

Para të gatshme 70 euro

Substancë narkotike e dyshuar si kokainë (5 gr.)

Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë  (1.5 gr.)

Telefon mobil – IPHONE

Telefon mobil- IPHONE X

Vetura Golf  V me targa vendore

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit tre personat e dyshuar ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme.