75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / LB

Policia arreston një person të dyshuar për rrëmbim, i sekuestrohen edhe mbi 12 mijë euro

Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë  në lagjen Pejton, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një person i dyshuar për veprat rrëmbim, fajde dhe blerje,posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve , substancave psikotropike dhe analoge, njofton Policia e Kosovës, transmeton “Indeksonline”.

Në koordinim me prokurorin e shtetit – Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.

Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, nga ana e hetuesve janë gjetur  dhe sekuestruar.

-një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, si dhe

– para të gatshme mbi 12.000 euro (dymbëdhjetë mijë euro) të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale.

Personi i dyshuar:

-A.O,  (mashkull), 21 vjeç,  pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave  të rastit.