Policia arreston për prostitucion dy kosovarë e një shqiptare

Policia në Prizren ka vënë në pranga tre persona dje dy meshkuj, shtetas kosovarë dhe një femër, shtetase e Shqipërisë.
Për ta ekziston dyshimi se janë marrë me prostitucion, përkatësisht kanë kryer marrëdhënie seksuae në këmbim të parave.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë” thuhet në njoftimin e policisë.