75 Mall Live Search
23:08 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Policia arreston pesë persona për vrasjen në Klinë

Tre persona janë arrestuar e dy të tjerë janë shoqëruar për në Stacionin e Policisë lidhur me rastin ku mbeti i vrarë një person dhe një tjerë mbeti i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

IndeksOnline meson se të dyshuarit janë nga fshati Sferkë,

“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, tha Gashi.