18:31 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia arreston shumë persona, dallavere me patentë-shoferë

Policia e Kosovës ka arrestuar persona të shumtë të përfshirë në Departamenti për Patentë Shoferë që ndodhet në Prishtinë.

Punëtorët e këtij departamenti janë të dyshuar se kanë bërë dallavere me patentë shoferë, saktësisht korrupsion e krim të organizuar.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Ndryshe, për këtë rast është deklaruar edhe ministri, Pal Lekaj.

“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka deklaruar ai për “Indeksonline”.