Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në tentativë, që ndodhi në prill në Prishtinë

Njësitet policore në Prishtinë mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar, që ishte në kërkim për rastin “Vrasje në tentativë”, të ndodhur më 23 prill, në rrugën “Rexhep Krasniqi”.
“Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti” thuhet në njoftimin e policisë.
IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për të dyshuarin Valton Sadiku.
Nga Policia e Kosovës deklarojnë se, përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë”, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Sadiku ka kohë që është emër i njohur për organet e rendit.
Në vitin 2019 ai ishte përfshirë në një rast tjetër të gjuatjes me armë zjarri. Në vitin 2021 Valton Sadiku ishte ftuar nga Gjykata mirëpo që i njejti nuk ishte paraqitur./IndeksOnline/