75 Mall Live Search
19:07 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / MSH

Policia arreston të dyshuarin që gjuajti me armë në një dasmë në Ferizaj

Sot rreth orës 13:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në një dasmë në fshatin Greme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë, njësitet e policisë, hetuesve dhe forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç), janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja të armëve.

I dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri: një revole dhe një pushkë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, armët dhe gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale:

– “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”,

– “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.