Policia arreston të dyshuarin që grabiti një arkë marketi në Pejë

Policia në Pejë, mbrëmjen e 24 nëntorit u njoftua se në një dyqan në rrugën “Gjergj Fishta” ka ndodhur një grabitje.
Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se një person i maskuar, nën kërcënimin e thikës, e kishte kanosur viktimën nga e cila kishte kërkuar qe ta hapte arkën.
Sipas policisë, i dyshuari kishte grabitur nga arka shumën prej 470 eurosh dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
“Pas një pune intensive të hetuesve rajonalë, më 26 nëntor, është arritur të identifikohej dhe arrestohet i dyshuari. Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.