75 Mall Live Search
16:55 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / MSH

Policia arreston të dyshuarit që kishin bërë kallëzim të rremë për një rrëmbim

Më 29 janar, rreth orës 20:45, policia në Shtime ka pranuar informacionin për një rast të dyshuar rrëmbimi, i cili thuhej se kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj – Shtime.

Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc.

Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta.

“Për pasojë, sot janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin:

H.L. (M/K), 21 vjeç
E.S. (M/K), 24 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.