75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 06 Mars 2026 / KV

Policia arreston tre persona në Mitrovicë për vjedhje të veturës, prokurori i liron

Sot rreth orës 08:00, Policia në Mitrovicë është njoftuar për vjedhjen e një veture në rrugën ‘’Hoxhë Kadri Prishtina’’.

Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta operative-hetimore, të cilat pas disa orësh kanë rezultuar me lokalizimin e veturës së vjedhur, transmeton IndeksOnline.

Vetura është ndaluar nga policia, ndërsa tre persona  janë arrestuar për bashkëkryerje të veprës penale. 

Pas intervistimit dhe procedurave të tjera policore, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti penal ‘Vjedhje e Rëndë’./IndeksOnline/