75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia arreston tre persona për vjedhje të 20 shisheve me alkool

Policia i ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vjedhje.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 20 shishe alkool të cilat të dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur.

Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/