75 Mall Live Search
21:17 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / MSH

Policia arreston tre persona që po prenin ilegalisht drunj në malet e Jezercit

Policia e stacionit në Ferizaj, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024”, dje  rreth orës 13:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt ka zënë në flagrancë tre persona, duke prerë drunj në malet e Jezercit.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, i ka shoqëruar në stacionin e policisë tre persona meshkuj, kosovarë të moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motorsharrë.

Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjve.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve” thuhet në njoftim.