Policia arreston tre të miturit që vodhën kombi-bussin në Drenas

Policia e Drenasit ka arrestuar të dielën tre të mitur pasi të njëjtit dyshohet me bazë se kanë vjedhur një kombi-buss në qytet.
E gjithë ngjarja sikur në filma është regjistruar rreth orës 03 e 20 minuta derisa polica ka arritur të kapë të miturit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi buss me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur”, thuhet në raportin e policisë, transmeton IndeksOnline.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/