75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Policia arreston në Fushë Kosovë 34 vjeçarin për vjedhjen e një veture

Policia e Kosovës gjatë kontrollave në komunën e Fushë Kosovës ka arrestuar një person 34 vjeçar, i kërkuar për vjedhjen e një veture në Pejë, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.

Ai tha se V.L ishte shpallur person në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur  në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.

“Prishtinë 10.12.2020 – Sot rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për Vjedhje të veturës.

I dyshuari  V.L mashkull 34 vjeç, përderisa  ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative.

Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin  dhe  të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është  person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur  në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur.

Mbështetur në  të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar.

Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të  Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin”, tha ai./IndeksOnline/