75 Mall Live Search
14:49 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / P M

Policia arreston një person për sulm në Zubin Potok

Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik.

Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë vepra penale.