75 Mall Live Search
21:52 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / OSH

Policia arreston personin që gjuajti me armë zjarri – lëndohet një person

IndeksOnline raportoi më parë se në komunën e Prishtinës ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se si pasojë e të shtënave një person është lënduar.

Ahmeti tha se ka sekuestruar armën e përdorur dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë

Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat  menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

Personit të dyshuar

I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/