75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 23 Tetor 2025 / MSH

Policia bastis lokalin ku luheshin lojëra fati, arrestohet një pejan

Policia në Pejë ka bastisur mbrëmë një lokal, ku dyshohej se zhvilloheshin aktivitete të lojërave të fatit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Binak Qela”, raporton IndeksOnline.

Sipas policisë, gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë, pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Me këtë rast, policia ka arrestuar një person, që u intervistua në stacion dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal, të cilët kanë mbyllur lokalin, pasi nuk ishte biznes i regjistruar”, bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar: “Armëmbajtje pa leje”./IndeksOnline/