12:32 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia bastis një shtëpi në Prizren, gjen 61 fishekë e armë

Policia me urdhër të prokurorisë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit A.H në Prizren, me ç’rast  është ndaluar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje,  është kryer bastisje lidhur me ndalimin e të dyshuarit A.H., për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar:

–                      Një (1) pistoletë TT – M57;

–                      Gjashtëdhjetë e një (61) fishekë të kalibrit 7.62 mm;

–                      Tre (3) karikator dhe

–                      Një (1) çantë brezi./Indeksonline/