75 Mall Live Search
10:42 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / S Z

Policia bastis një shtëpi në Viti, gjen armë e fishekë

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe objektet përcjellëse, pronë e një personi të dyshuar në fshatin Skifteraj të Vitisë, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

Në raportin e policisë thuhet se u sekuestrua një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 24  fishekë, kalibrash të ndryshëm. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Fsh. Skifteraj, Viti / 07.11.2024 – 11:45.  Policia në koordinim me prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku kanë gjetur dhe sekuestruar:  një pushkë gjuetie,   një pistoletë dhe 24 fishekë kalibrash të ndryshëm. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/