75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / LB

Policia bastisë edhe një lokacion në Zveçan, gjenden thasë të tjerë barrikadues (Pamje)

Ka vijuar edhe sot aksioni i Policisë së Kosovës për gjetjen dhe asgjësimin e thasëve me rërë, në veri të vendit.

Indeksonline ka ndjekur nga afër aksionin që zuri vend në afërsi të Zveçanit, ku në një objekt të pabanuar, pasditën e sotme organet e sigurisë kanë kryer bastisje.

Dhjetëra thasë me rërë dyshohet të jenë shfrytëzuar nga grupet paralele serbe, si barrikada në disa pjesë të veriut.

Indeksonline raporton se edhe gjatë ditës së djeshme janë gjetur thasë të tillë.

Aksioni në fjalë është duke vijuar.

Më poshtë ju sjellim pamje ekskluzive./Indeksonline/