75 Mall Live Search
10:16 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Policia bastisë në 5 të mëngjesit një shtëpi në Malishevë, konfiskon një “Zoraki”

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në qytetin e Malishevës.

Indeksonline mëson se fillimisht rasti ishte proceduar si dhunë familjare dhe viktima gjatë deklaratës kishte përmendu se i dyshuari ka një armë.

Në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, Policia ka hyrë në shtëpinë e të dyshuarit dhe me pëlqimin e palës së dyshuar ka bastisur shtëpinë.

Gjatë bastisjes është gjetur një armë zjarri me gaz të tipit “Zoraki 917 T 9mm” dhe një karikator me 17 fishekë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline do të ju mbaj të informuar.