75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 30 Janar 2025 / FR

Policia bastisë një shtëpi në Novosellë të Pejës, sekuestrohen armë e fishekë

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një shtëpi në Vitomericë të Pejës, saktësisht në fshatin Novosellë.

Sipas njoftimit të policisë, ku gjatë kontrollit brenda veturës së tij kishin gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikatorë të zbrazët, ndërsa brenda në shtëpinë e tij kishin gjetur një karikator me 15 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Novosellë, Vitomiricë  29.01.2025, 22:20. Njësitet policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kontrollit brenda veturës së tij kishin gjetur dhe sekuestruar një armë me një karikatorë të zbrazët, ndërsa brenda në shtëpinë e tij kishin gjetur një karikator me 15 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./Indeksonline/