Policia bie në gjurmë të grabitësve, njëri nga ta ish-polic
Një tjetër detaj që zbulohet nga ngjarja është se kur grupi i grabitësve ndërroi automjet dhe po bënte transportin e parave, ka qenë Murataj i vetmi që hapi zjarrë ndaj efektivëve.
Murataj po qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë.
Kujtojmë që gjatë përplasjes së Policisë dhe grabitësve me armë zjarri, mbeti i vdekur Admir Murataj, i akuzuar më herët për një sërë grabitjesh të ngjashme.
Fill pas grabitjes, policia gjeti një makinë të djegur në Tapizë, që dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.
Që prej të martës, operacioni i Policisë për gjetjen e grabitësve u zhvendos mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pas dyshimeve se ata mund të fshihen në këtë zonë.