75 Mall Live Search
22:12 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia bllokon një pjesë të Virxhinia-s, kërcënohet Trump si dhe shpërthimi i ndërtesës së Pentagonit

Një pjesë e Virxhinias Perëndimorë është bllokuar nga policia pas kërcënimeve për të vrarë presidentin amerikan, Donald Trump dhe për të hedhur në erë ndërtesën e Pentagonit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, autostrada në këtë pjesë  të ‘Interstate 68’ në Virxhinia është mbyllur për disa orë pranë kufirit me Maryland-in, transmeton Indeksonline.

Një burë 42 vjeçar tashmë është arrestuar për t’u marrë në pyetje nga policia, pas kontrollit që iu bë veturës së tij, ku u gjetë pluhur shpërthyes dhe një armë zjarri./Indeksonline/