20:18 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia bllokon qarkullimin tek Katedralja, dyshohet për zjarr në njërën veturë që u aksidentua pak më parë

Rreth gjysmë ore më parë një aksident u shkaktua në Prishtinë, saktësisht tek Katedralja.

Por jo vetëm kaq. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës tashmë ka bllokuar gjithë kalimin në këtë anë.

Sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se vetura Audi a3 ka filluar të marrë flakë.

Gjithashtu sipas burimeve të Indeksonline thuhet se një vajzë ka thyer këmbën dhe një djalë dorën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka deklaruar se Policia është duke u marrë me rastin dhe se informacionet do të bëhen të ditura në fund./Indeksonline/