Policia bllokon rrugën në qendër të Prishtinës, ku pati përleshje me armë zjarri

Një incident kriminel ka ndodhur rreth orës 21:00 sonte në Prishtinë.
Burime të Indeksonline mësojnë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë dy grupe të rinjsh.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qendër të Prishtinës, gjegjësisht tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.
Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa policia e ka bllokuar rrugën dhe po bën ekzaminimin.


